Nga Komuna e Aerodromit njoftojnë se secili fëmijë që ndjek mësimin në klasën e katërt në shkollat e kësaj komune, do të përfitojë tabletë falas në vitin e ri shkollor. Nga Komuna kanë shtuar se kjo do të kontribuojë edhe në ndërgjegjësimin për dixhitalizimin e arsimit.
“Është planifikuar që mbi 800 fëmijë të marrin tabletë, me çka përmbushet premtimi për edukim modern dhe bashkëkohor për çdo fëmijë në Aerodrom. Kjo masë, përveçse do të ndihmojë prindërit dhe buxhetin e familjes, do të ndërgjegjësojë edhe për dixhitalizimin dhe sfidat moderne”, thonë nga Komuna e Aerodromit.