Shkup, 1 mars – Në dy ditët e kaluara në Shkup, në polici janë paraqitur dy raste të kafshimit nga qentë.
Mbrëmë B.I (30) nga Vinica, ka lajmëruar se më 27 shkurt të vitit 2018 rreth orës 08:15 gjatë lëvizjes në rrugën ” Maksim Gorki” në Shkup, ishte sulmuar nga më shumë qen endacakë nga të cilët njëri e kishte kafshuar në këmbën e majtë në pjesën e poshtme të gjurit.
Një banore nga Shkupi K.N.R (42) mbrëmë ka lajmëruar se më 27 shkurt të vitit 2018 në orën 23:00 në rrugën ” Bllagoja Stefkovski ” djali i saj 14 vjeçar ishte kafshuar nga një qen endacak në pjesën e poshtme të gjurit të djathtë.