Shkup, 17 janar – Në Sheshin Skënderbe në Shkup, pranë përmendores së Gjergj Kastriotit, sot, me fillim në orën 12:30, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nis manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në manifestimin nismëtar për shënimin e Vitit të Skënderbeut janë ftuar drejtues të institucioneve në pushtetet legjislative, ekzekutive, lokale, shoqata joqeveritare, media, intelektualë dhe qytetarë. Paraprakisht në kuadër të manifestimeve për shënimin e “Vitit të Skënderbeut” e Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.