Shkup, 1 qershor – Me plagë mbi gjurin e djathtë është plagosur një shkupjane 53 vjeçare në Shkup, pasi e ka qëlluar një plumb i shtënë nga disa grabitës të cilët e kanë grabitur një banor të Kriva Pallankës i cili ka qenë duke dalë nga ndërtesa në rr. “Rudi Çajavac” dhe i kanë marrë 10.000 euro.
Policia informon se dje rreth orës 16:30 në rr. “Rudi Çajavec” në Shkup dy persona të panjohur me motoçikleta të markës së panjohur, prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë, është kryer grabitje ndaj M.S.(49) nga Kriva Pallanka, i cili në atë moment ka dalë nga ndërtesa, me ç’rast i kanë marrë 10.000 euro të cilat i ka pasur me vete. Gjatë braktisjes së vendit të ngjarjes njëri nga personat ka shtënë një plumb dhe e ka plagosur një kalimtare rasti P.O.D.(53) nga Shkupi.
E plagosura me automjetin e Ndihmës së Shpejtë mjekësore është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku i është konstatuar plaga mbi gjurin e djathtë.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.