Shkup, 21 gusht – Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, nuk është sa duhet transparent në çështje që kanë interes qytetarët e tij. Kështu del nga anketa e Transparensi International, ndërsa ka hulumtuar qasjen e qytetarëve në të dhënat që duhet të jenë të qasshme edhe ndaj opinionit, shkruan gazeta KOHA.
Më pak pikë Shkupi ka marrë në informatën për pasurinë e krerëve të Qytetit, konkretisht në faqen zyrtare të qytetit, nuk ka asnjë informatë për pasurinë e kryetarit dhe këshilltarëve të Kuvendit të Qytetit.
Gjithashtu, në faqen e komunës nuk i gjen dot procesverbalet e mbledhjeve, ashtu sikurse nuk dihen të ardhurat e secilit këshilltar dhe kryetarit të Shkupit për vitin e kaluar dhe këtë vit. Në ndërkohë, në rajon, sipas Transparensi International, për transparencë të plotë kryeson kryeqyteti i Kosovës – Prishtina. (koha.mk)