Shkup, 8 janar – Ka përfunduar pushimi dimëror edhe për futbollistët e FC Shkupi. Nga sot djemtë e trajnerit Qatip Osmani kanë filluar përgatitjet për sezonin pranveror”, njofton gazeta Koha.
“Dita e parë ishte për testime në formën e fizikut të futbollistëve dhe të gjithë me sukses kaluan fazën e parë, që nesër të vazhdojnë me përgatitje në sallën e fitnesit. Skuadra do të vazhdojë me punë deri me 22 janar për tu përgatitur më pas për fazën kryesore që do të zhvillohet në Antali”, thonë nga klubi bardhekaltër për faqen e tyre zyrtare.
Gjithashtu nga klubi bardhekaltër njoftojnë se kryesia e klubit tani më ka filluar të bëjë edhe kontaktet e para me skuadrat që do të jenë në intervalin e njëjtë kohor në Antali, ku edhe do të zhvillohen ndeshje kontrolluese. Por, para nisjes për në Antali, ekipi do të zhvillojë edhe një miqësore në Shkup, ku për datën dhe kundërshtarin do të informojmë në ditët në vazhdim.
Derisa, me ekipin në stërvitjen e parë ishte edhe ardhja e parë Jakup Berisha, i cili është pritur nga bashkëlojtarët. (koha.mk)