Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliningrad të Rusisë. Vizitorët e një kopshti zoologjik janë tmerruar teksa një tigër siberian ka sulmuar një prej punonjëseve, e cila po i çonte ushqimin. Kjo ka ndodhur pasi dera e kafazit ishte lënë pa dashur hapur. Disa burrat kanë arritur të hedhin një tavolinë dhe disa karrige drejt tigrit duke e larguar nga vajza. Edhe pse kujdestarja është dëmtuar, ajo është jashtë rrezikut për jetën.