Djathi më i mirë në botë është zgjedhur – dhe vjen nga Britania e Madhe. Djathi nga Konrvola ka fituar në konkurrencën e 34 shteteve të tjera dhe është shpallur më i miri në botë për vitin 2017. Djathi i quajtur “Cornish Kern” është më i mirë se djathi italian “Blu Di Bufala” i cili ka zënë vendin e dytë, i Austrisë “Capellaro” dhe ai Afrikës Jugore “Delewood Hugenot” kanë zënë vendin e tretë, transmeton Telegrafi. Përse ky djathë është më i miri se të tjerët? Gjykuar sipas krijuesve të tij, këtë djathë e karakterizon fortësia e cila në brendësinë e tij ngadalë shkapërderdhet, mirëpo e zbukuron shija e butë me nota karameleje. Si duket, ky kombinim ka kaluar shkëlqyeshëm te juria të cilën e përbëjnë prodhuesit e djathit dhe blerësit.