Jemi vetëm disa ditë larg meçit të shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Meçi i dytë mes Joshuas dhe Ruizit, që do të marrë pjesë në “Diryah Arena” të shtunën, do ta vendos Joshuan kundër njeriut i cili i mori rripin e peshave të rënda në qershor, në një prej përplasjeve më të jashtëzakonshme në histori të boksit, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. A e nënvlerësoi Joshua Ruizin? Ai u mposht me TKO në rundin e shtatë, derisa është transformuar krejtësisht për rimeçin.
Fansat e Ruizit patën mundësi të shohin pak nga aftësitë e tij gjatë një sesioni të hapur për medie, ku ai tregoi shpejtësi tmerruese. 30-vjeçari ishte aq i mirë saqë shqetësoi fansat e kundërshtarit britanik. Sipas “BBC Sport”, Joshua ishte i pranishëm për ta parë nga afër Ruizin, por buzëqeshja iu largua pasi e pa meksikanin në aksion.
Dhe disa fansa të boksit po shqetësohen se Joshua do të mposhtet përsëri.
That Hand Speed ⚡@Andy_Destroyer1 | #RuizJoshua2 pic.twitter.com/hx7tpu00mN
— DAZN USA (@DAZN_USA) December 3, 2019