Një studim i ri i kryer në SHBA tregon se në periudhën nga viti 2008 deri në 2017, numri i të vdekurve nga shpejtësia dhe alkooli ishte pothuajse i barabartë. Gjatë kësaj periudhe, në komunikacionin rrugor amerikan kanë vdekur 132.580 në aksidentet të cilat janë shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar, ndërsa në aksidentet për shkak të alkoolit të vdekur kanë mbetur 128.948 persona. Këtë studim e ka bërë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB – National Transportation Safety Bord), i cili, duke komentuar rezultatet, u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa për kontrollimin e tejkalimit të kufizimit të shpejtësisë dhe kontrollimin e nivelit të alkoolit në gjakun e drejtuesve të automjeteve. Fatkeqësisht, aksidentet e shumta me fatalitet nga arsyet e njëjta (tejkalim i shpejtësisë dhe alkooli) kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe në vendin tonë.