Këtë fundjavë në Serie A do të zhvillohet derbin ndërmjet Milanit dhe Interit, i cili mund të vendos shumëçka për fatin e tyre këtë sezon. Francesco Totti thotë se Inter është skuadër më e mirë dhe shpreson se do të fitojë. “Derbi i Milanos në fundjavë? Shpresoj që të fitojë Interi, sepse është më i fortë krahasuar me Milanin”, tha Totti për RMC Sport.