Shqipëria është furnizuar sot edhe me mbi 31 mijë vaksina anti-COVID të “Pfizer”-it.
Kështu ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.
“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, ka shkruar ajo në Facebook.