Tiranë/Preshevë, 16 janar – Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë dakorduar që të lënë anash dallimet dhe të bashkohen brenda një liste të vetme zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Serbi.
Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Marrëveshja është arritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
“Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera Cakaj.