Trembëdhjetë pacientë me fruth janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme ku shtatë prej tyre janë mbajtur për mjekim në spital. Nga gjithsej 34 pacientë të hospitalizuar në Klinikë (16 fëmijë dhe 18 të moshuar) dy fëmijë dhe dy të moshuar janë me pamje më të rëndë klinike, informuan sot nga Klinika universitare për sëmundje infektive.
Nga shtatë raste të reja të të prekurve, dy janë fëmijë të moshës prej gjashtë muajsh nga Kumanova dhe një fëmijë i moshës një vjeç nga Saraji të cilët nuk janë vaksinuar, ndërsa katër janë të moshuar nga Saraji (të pavaksinuar), Karposh, Studeniçan dhe fshatit Paniçar të Shkupit, për të cilët nuk ka të dhëna për pranimin e vaksinave.
Nga Klinika thonë se në ambulanta janë kontrolluar gjashtë pacientë mes të cilëve edhe një foshnje katërmujore nga Tetova të cilët nuk janë vaksinuar, një fëmijë tre vjeç nga Saraji dhe një fëmjjë një vjeç nga Zelenikova, që të dy të vaksinuar si dhe dy të moshuar nga Shkupi të cilët janë vaksinuar dhe një i moshuar në Gostivari i cili nuk është aksinuar. (koha.mk)