Uashington, 26 janar – Gjykata amerikane mori vendim që të paguhen 17 milionë dollarë dëmshpërblim për ata të cilët kanë përjetuar abuzim seksual nga ana e producentit holivudian Harvi Uajnstin, dhe të cilët janë pajtuar në këtë marrëveshje.
Pas shitjes së pasurisë së kompanisë së tij “Uajnstin Ko”, e cila është në falimentim nga viti 2018, viktimave të cilët janë pajtuar me këtë, ndërsa janë më shumë se 50, do t’u paguhet dëmshpërblim, ndërsa Gjykata, në shpjegimin e vendimit të saj thekson se me këtë do të fitojnë “rimëkëmbje minimale, nëse është e mundur”, transmeton Bi-Bi-Si.
Ndonjë viktimë, gjithashtu, mund të tërhiqet nga kjo marrëveshje në çfarëdo kohe, nëse dëshiron të kërkojë drejtësi në gjykatë.
Fondi prej 17 milionë dollarë do të ndahet në më shumë se 50 kërkues, ndërsa ata të cilët kanë pasur akuza më serioze kundër Uajstinit, do të marrin dëmshpërblim prej 500.000 dollarë apo më shumë, sipas Bi-Bi-Si-së.
Uajnstini është dënuar në 23 vjet burgim në vitin 2020 për përdhunim dhe sulm seksual mbi tri gra, ndërsa akuzat e para kundër tij janë paraqitur në vitin 2017.