Shkup, 20 nëntor 2018 – Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ndërtimin e Shtëpisë së Sporteve.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria e angazhoi Shoqërinë Aksionare për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësira Banesore dhe me hapësirë afariste me rëndësi për Republikën, në korrelacion të përbashkët me Agjencinë për Rini dhe Sport, të sigurojë koordinim dhe mbështetje administrative dhe realizim të plotë të projektit lëndë dhe ta informojë për realizimin e tij në afat prej gjashtë muajsh.