Migrantit nga Mali, Mamoudou Gassama, i cili e shpëtoi një fëmijë që ishte varur në ballkonin e një ndërtese në katin e katërt në kryeqytetin e Francës, Paris, do t’i jepet shtetësi franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në BBC, pamjet se si Gassama në mënyrë të shpejtë është ngjitur në ndërtesë dhe ka shpëtuar fëmijën 4 vjeçar, u përhapën për kohë të shkurtër në rrjetet sociale.