Nisma e qytetarëve për miratimin e një ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektuese prej 129 qytetarëve do të shqyrtohet në seancë të Komisionit kuvendor për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale zgjedhjeve. Seanca e Komisionit që do të mbahet sot dhe në të cilën do të diskutohej për nismën qytetare, nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit.
“Duke pasur parasysh se është proces zgjedhor dhe se nuk kemi kuorum, sot nuk mund të punojmë. Për këtë arsye, këtë seancë e konsiderojmë të mbyllur. Menjëherë pas sigurimit të kushteve , pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve, më 5 maj, 6 maj, ndoshta 7 maj, do e vendosim këtë nismë në rendin e ditës të Komisionit për Sistemin Politik dhe besoj se do të kemi një numër të mjaftueshëm të deputetëve për të cilat do të sjellim qëndrim”, theksoi nënkryetari i Komisionit, Çedomir Sazdovski.
Propozuesja e nismës, Elena Pavleska tha se debati është shtyrë, por nuk i dinë arsyet. Ajo shfaqi shpresën se në afatin e paraparë, siç tha zëvendëskryetari i Komisionit, seanca do të mbahet me siguri më 6 apo 7 maj.(koha.mk)