Pekin, 6 shkurt – Presidenti kinez Si Xhinping sot shpalli “luftë popullore” kundër epidemisë së koronavirusit, efektet e të cilit ndjehen jo vetëm në Kinë, por edhe në tërë botën.
Si në bisedë telefonike me mbretin saudit Salman tha se gjithë vendi punon vetëm në luftën kundër virusit dhe se do ta mbajë transparencën.
“Kina ka kapacitet të fuqishëm mobilizues, përvojë të pasur gjatë reagimit të incidenteve në shëndetin publik, dhe është e aftë ta fitojë betejën për parandalim dhe kontroll të epidemisë”, tha Si, transmeton Sinhua.
Koronavirusi i ri vrau 563 njerëz në Kinë, ndërsa më shumë se 28.000 janë infektuar.(koha.mk)