A jeni lodhur nga mënyra klasike e të bërit flokët kaçurrela? Atëherë ne ju propozojmë këta 4 hapa të lehtë të cilët do e lehtësojnë këtë proces pothuajse të përditshëm për disa nga ju, por sigurisht edhe për ato të cilat e praktikojnë më rrallë të bëjnë flokët kaçurrela, pas kësaj metode nuk do hezitojnë që t’i bëjnë më shpesh…
Hapi 1
Si fillim mbledhni të gjitha flokët tuaja, dhe shtrëngoni bishtalecin a më lartë.
Hapi 2
Për kaçurrela të lehta dhe të plota, ndani flokët tuaja në dy apo tri pjesë. Varësisht nga trashësia e flokëve dhe nëse dëshironi kaçurrela në numër më të madh mund ti ndani ato deri në gjashtë pjesë.
Hapi 3
Mbështillni flokët tuaja në hekurin e flokëve, mbajini për disa sekonda, pastja lëshojini ato, dhe vazhdoni në të njëjtën mënyrë me të gjitha pjesët e mbetura.
Hapi 4
Dhe në fund, lirojini të gjitha flokët nga bishtaleci dhe shprishni lehtë me gishtërinjët tuaj.