Bojkoti i mundshëm i regjistrimit nga ana e opozitës në Maqedoni rrezikon realizimin e procesit i cili duhet të ndodhë muajin prill të vitit të ardhshëm. Drejtori i Entit të statistikave, Apostoll Simovski, thotë se pavarësisht nga ajo që ky institucion është i përgatitur të realizojë regjistrimin, bojkotimi nga njëra pjesë e banorëve do të pamundësojë realizimin e tij, transmeton gazeta Koha.
Simovski deklaroi se pa Ligjin për regjistrimin, nga aspakti teknik, nuk do të kenë problem të realizojnë regjistrimin, por sugjerohet që të sillet ligji. Ende nuk janë takuar me përfaqësuesit e partive politike, kështu që ai pret kjo të ndodhë javën që vjen, pasi të përfundojnë konsultimet me ekspertët. Nga VMRO-DPMNE, deputeti Vllatko Gjorçev nuk jep qëndrim të qartë nëse do të bojkotojnë regjistrimin, por thotë se vendi ka nevojë për me popullatën rezidente.
Nga Enti për statistikë kumtojnë se është realizuar me sukses edhe në kuadër të afatit të lejuar regjistrimi provues në 32 qarqet regjistruese që gjenden në 13 komuna të zgjedhura në tetë rajonet e vendit. Drejtori Simovski u shpreh se janë përfshirë 3 839 ndërtesa, 4 572 banesa, 3184 familje dhe 10 267 persona. 1.400 banesa janë hasur të zbrazëta, ndërsa 30 persona kanë refuzuar të regjistrohen. (koha.mk)