Në një lokal në Singapor të quajtur “Native bar” përgatitja e koktejve bëhet përmes një mënyre më të veçantë që prek pak botën e egër. Në këtë lokal mund të gjinden shije të ndryshme dhe të pazakonshme, duke përfshirë pije të dekoruara me milingona, karkaleca dhe ineskte tjera të ndryshme.
Pronari i lokalit Vijay Mudaliar kalon nëpër zonat urbane dhe ato malore nëpër Singapor në kërkim të përbërësve që kalojnë limitet e kuzhinës dhe përgatitjes së ushqimeve dhe pijeve. Ai shpreson se metoda e tij do të inspiroj gjenerata e ardhshme për të kuptuar më mirë ambientin e tyre dhe të gjejnë përbërës që janë harruar dhe të njëjtët të mund ti inkorporojnë në jetët e tyre të përditshme.