Aventura e tij në Sion përfundoi më herët se që ishte pritur – para tre muaj – dhe tani Valon Behrami është pa skuadër dhe po punon me një trajner privat në Udine. Në pritje të një sfide të re, në Serie A ose Serie B, gjëja më e rëndësishme për futbollistin nga Kosova është ‘një projekt i vërtetë’, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Së fundmi, në lidhje me klubin e ri dhe Kombëtaren e Zvicrës, Behrami është rrëfyer në një intervistë për ‘Tuttomercatoweb’.
“Kur flas me menaxherët dhe trajnerët, gjithçka fillon nga një premise. Nga Sioni u largova pasi kishte projekte që nuk u realizuan kurrë”, ka thënë fillimisht mitrovicasi. “Metoda e punës së tyre ishte paksa më e rëndësishme se e imja. Djersa nuk më frikësoi kurrë, por ishte aq e vështirë me ato metoda. Bëra zgjedhje të drejtë”, vlerësoi më tej Behrami.
“Kisha kohë për të reflektuar. Tani jam në Udine dhe po stërvitem me një trajner. Jam duke kërkuar diçka të re dhe dëshira ime është të mbetem në Itali”, theksoi Behrami.
Tutje, Behrami u pyet edhe për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, aty ku tashmë Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen.
“Unë kam qenë pjesë integrale e Zvicrës për një kohë të gjatë dhe zemra ime bën tifo për ata. Por, edhe në italic kam shokë kështu që ju dëshiroj suksese”, përfundoi Behrami.