Statistikat për kompanitë e drejtuara nga gratë tregojnë se përqindja më e madhe, më shumë se 90 për qind, janë ndërmarrjet mikro dhe të vogla, madje kryesisht janë nanokompani, që numërojnë një ose dy punonjës
Evis HALILI
Shkup, 19 prill – Gratë sipërmarrëse nuk janë përfshirë në asnjë paketë subvencionuese të posaçme të Qeverisë. Bëhet fjalë për një situatë falimentuese për kompanitë e vogla dhe mikro, kryesisht nga sektori i shërbimeve. Shoqata e Grave Sipërmarrëse që numëron rreth 300 biznesmene, ku interesimi për t’u anëtarësuar po rritet çdo ditë, për shkak të shërbimeve dhe informacionit që ofron, si dhe nevojës për të qenë në ombrellën e një shoqate në kushtet e krijuara nga pandemia. Kryetarja e shoqatës, Valentina Diskoska, shpjegon se shumica e atyre ndërmarrjeve janë nga sektori i shërbimeve, i cili është më i prekuri nga pandemia, dhe hasin në situata ku nuk mund t’i plotësojmë nevojat e tregut, sepse nuk mund t’i plotësojmë as nevojat më minimale, mbarëvajtjen e një kompanie për shkak të restrikcioneve nga kovidi.
Statistikat për kompanitë e drejtuara nga gratë tregojnë se përqindja më e madhe, më shumë se 90 për qind, janë ndërmarrjet mikro dhe të vogla, madje kryesisht janë nanokompani, që numërojnë një ose dy punonjës. “Nga ana tjetër, aktivitetet e shërbimit janë reduktuar dhe nuk ka më kushte për kompani të tilla mikro dhe të vogla, që do të thotë se nuk ka fluks. Nëse nuk ka fluks në ndërmarrjet, edhe nëse arrijnë të marrin subvencione nga Qeveria, nuk mjafton që të mbijetojnë. Ato kompani që mbaheshin në këmbë të qelqta para se të fillonte pandemia, tani këmbët e tyre po prishen dhe kemi një numër të madh të ndërmarrjeve të mbyllura. Qeveria duhet të tregojë më shumë vëmendje për gratë në këtë fushë, ato nuk mund t’i vendosin ato së bashku me bizneset e tjera më të mëdha ose më të vogla, sepse ato mbajnë një barrë më të madhe në këto kushte të një pandemie”, thotë kryetarja Disoska.
Nga analiza e kryer prej tyre në këtë situatë pandemike kur shumë gjëra të tjera nuk janë zgjidhur që të mbrohen dhe të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre si gra sipërmarrëse, sepse ato kujdesen për familjen, fëmijët, punën nga shtëpia në të njëjtën kohë, që është një barrë shumë e madhe. Ndodh në të gjithë sektorët, vëren ajo, jo vetëm midis grave sipërmarrëse, por edhe midis grave të tjera në një numër të madh. (koha.mk)