Damask, 30 shtator – Të paktën 28 civilë e humbën jetën në sulmet ajrore në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut. Në mesin e të vdekurve janë edhe katër fëmijë, të cilët pësuan në qytetin Amanaz, në provincën Idlib, në afërsi të kufirit me Turqinë, publikoi Qendra. Tani për tani nuk mund të përcaktohet nëse sulmet i kanë kryer aeroplanët e Qeverisë siriane ose aleati i tyre Rusia. Këto sulme janë më të rejat në bombardimin gjithnjë e më të fuqishëm të cilin e kryejnë qeveritë e të dyja vendeve kundër xhihadistëve, të cilët e kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës Idlib dhe nuk janë pjesë e zonës së sigurisë të cilën e dakorduan Rusia, Turqia dhe Irani.