Platforma për dialogun pritet të dorëzohet në Kuvend, që në nisje të sesionit pranveror, më 30 janar.
Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror të dialogut, Shpend Ahmeti, edhe një herë tjetër, ka theksuar se nuk ka asnjë draft-marrëveshje me Serbinë, raporton KTV, pwrcjellw gazeta KOHA.
Këtë, thotë se ia ka thënë vetë presidenti Hashim Thaçi, përmes dokumenteve të dorëzuara, por edhe ndërmjetësuesja e dialogut Frederica Mogherini.
Për ekipin negociator, dialogu me Serbinë është në pikën fillestare. I pari i PSD-së ka folur për akuzat që janë bërë në drejtim të tij, se ka ndryshuar qëndrim karshi presidentit Thaçi.
Sipas Ahmetit, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë janë të vogla. Derisa ka folur për dialogun, Ahmeti ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe duhet të mbetet në fuqi.
Për procesin e dialogut, ky ekip ka krijuar gjashtë komisione. Komisionin për të Zhdukurit, Komisionin për Prona, Trashëgimi Kulturore, për të Drejtat e Minoriteteve, Krimet e Luftës dhe Komisionin për Ekonomi.