Mbyllet të paktën për momentin karriera e Wesley Sniejder në Europë. Mesfushori holandez, pas eksperiencës aspak për t’u mbajtur mend te Nice në Francë gjatë pjesës së parë të sezonit është transferuar në kampionatin e Katarit, ku do të luajë me Al Gharafa. Sneider, protagonist me Interin me fitin e “tripletës” se famshme ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, pra do të jetë pjesë e kësaj skuadre për një sezon e gjysmë.