Mungesat e shumë lojtarëve te Real Madrid për sfidën ndaj Betis dhanë përshtypjen se Santiago Solari do rezervonte një vend titullari për Isco-n, që në fakt nuk pati vend as si titullar por asnjë minutë nuk u hodh në fushë as si zëvendësues, madje para tij u preferuar i riu Gonzalos.
Situata e spanjollit është në pikë kritike te “Los Blancos” dhe e ardhmja e tij me Solarin në krye është larg “Bernabeut”. Gjithsesi vetë lojtari nuk ka bërë asnjë reagim deri tani, ta paktën publikisht.
Për një gjë të tillë është kujdesur miku i tij, Aitor Costa, i cili e konsideron si vëlla 26-vjeçarin. Në një postim në rrjete sociale ai nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj trajnerit Solari duke e cilësuar edhe si vrasës të futbollit.
“Solari ka njohuri nga futbolli, aq sa kam unë nga inxhinieria. Ky vrasës i vogël i futbollit, emrin tënd nuk e di askush”, shkroi miku i Isco-s.
Rezultati final – Isco dhe Real Madrid janë dy rrugë që ndahen. Mediet në Spanjë shkruajnë se ish-lojtari i Malaga-s është një tjetër viktimë e largimit të Zidane, që e konsideroi një lojtar të madh por e la në stol. Juventus dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për të, prandaj ditët e merkatos janë ende të nxehta për sulmuesin, edhe pse ai vetë akoma nuk ka thënë asnjë fjalë për të ardhmen e tij.