Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor dhe lindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 25 deri 36 gradë.
UV-indeksi do të jetë 8.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 16, ndërsa e ditës do të ngrihet deri 33 gradë.
Gjatë ditëve në vijim do të përqendrohet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë uikendit në orët e pasdites moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Ndryshim më i dukshëm i motit pritet nga e hëna kur në pjesën më të madhe të vendit priten reshje të rrëmbyeshme me bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura ditore do të ulet për dhjetë gradë.