Kumanovë, 27 shtator – I ftoj qytetarët kushëdo që kryen presion mbi ta apo i frikëson lidhur me votimin e së dielës, ta paraqesin në stacionin më të afërt policor. Fshehja e votës është e garantuar dhe do të sanksionohet çfarëdo tentimi për rrezikim të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pres konferencën e sotme gjatë vizitës në SPB të Kumanovës dhe pushtetit lokal.
Spasovski ka informuar mediat se në takimin me udhëheqësinë e SPB- Kumanovë si dhe vizitat që gjatë muajit shtator janë realizuar në sektorë tjerë për punë të brendshme është biseduar për referendumin e së dielës dhe masat që MPB i ndërmerr që ajo të kalojë në mënyrën më rë mirë, ose të mundësohet shprehje e lirë e vullnetit të qytëtarëve.
“MPB është e përgatitur për referendumin e së dielës dhe konform ligjeve, çfarëdo presioni, kërcënimi apo shantazhi gjatë aktit të votimit do të pengohet dhe sanksionohet”, ka thënë Spasovski.
Në takimin në SPB të Kumanovës është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në këtë rrethinë dhe është konstuar se ajo është stabile dhe se vërehet përmirësim i punës.
Në takim është biseduar se gjatë gjysmës së vitit 2018, aktivitetet drejt pengimit dhe zbulimit të trafikimit të palejuar ka rezultuar me zbulimin e 14 veprave penale që paraqet rritje prej 75 për qind të funksionit zbulues krahasuar me periudhën e vitit të kaluar. Rezultate të shkëlqyeshme ka edhe në zbulimin e kontrabandës me emigrantë, ndërsa vërehet edhe ulje e shkeljeve në sferën e rendit publik dhe qetësisë.
Në takimin me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është konstatuar bashkëpunimi i shkëlqëyeshëm mes MPB-së dhe komunës së Kumanovës, ndërsa është biseduar edhe për mbarëvajtjen shtesë të atij bashkëpunimi.
Ndryshe, ministri Spasovski ka paralajmëruar se në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë mjete për ndërtimin e objekti të ri të SPB- Kumanovë.