Tetovë, 24 janar – Me amnistinë janë përfshirë të burgosur të dënuar për vepra më të lehta penale. Kryerësit e veprave të rënda penale nuk mund të jenë pjesë e kësaj amnistie, tha ministri i Punëve të Brendshme pas vizitës në SP “Jegunoc”, rajoni i Tetovës.
Qëllimi i amnistisë, theksoi është krijimi i kushteve në hapësirat e burgjeve dhe se me të është precizuar për cilat vepra më të lehta penale bëhet fjalë.
Ligji për amnisti është miratuar në Kuvendin e RM-së më 15 janar4. Sipas ligjit, me amnistinë nuk janë përfshirë personat që janë të dënuar përjetësisht, vrasësit, pedofilët, kryerësit e veprave të rënda ndaj shtetit dhe personat të cilat veprat penale i kanë kryer pas 20 shtatorit të vitit të kaluar.
Lidhur me padinë ndaj një gruaje 72 vjeçare nga Tetova, e cila në emër të tij ka mashtruar qytetarët për punësime, ministri tha se me padinë tregohet se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë më efikase.
Ai theksoi se ky rast është denoncuar nga tre qytetarë pas çfarë për dy ditë pas masave të marra është zbuluar identiteti i gruas e cila gjithsej pesë qytetarëve në emër të tij u ka ofruar punë në MBP, por edhe në institucione të tjera si shkolla dhe të ngjashme ku ka kërkuar shuma të ndryshme për të.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë keqpërdorime të ngjashme dhe paraqitje të rrejshme pa dallim nëse bëhet fjalë për bartës të caktuar të funksioneve apo institucioneve.