Ohër, 8 maj – Ministria e Punëve të Brendshme ka kontroll ndaj tërë territorit të Republikës së Maqedonisë, këtë e kemi dëshmuar shumë herë, që është konfirmuar me të gjitha kontrollet dhe aksionet e zbatuara vitin e kaluar, në mënyrë joselektuese, në cilin do qytet të RM-së, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Spasovski i cili në Ohër merr pjesë në punën e Konferencës shkencore ndërkombëtare të shërbimeve për sigurimin e VIP personave dhe objekteve, si ministër nuk ka dashur të japë vlerësim për atë sa nga dokumentet senzitive të sigurimit do të jenë të disponueshme për Xhezair Hoxhën si këshilltar për sigurimit të kryeministrit Zoran Zaev.
“Për atë se çka do të ketë në dispozicion këshilltari, do të kërkoni informacion nga Qeveria”, deklaroi ai.
Megjithatë, në cilësi të funksionarit të lartë të LSDM-së ai tha se nëse shikohet më thellë shumë emra kontravers e udhëheqin RM-në dhe nga viti 2002 marrin pjesë në jetën politike në shtet.
“Pyetja është çka është aq kontraverse. Nëse do të kishim situatë të konfliktit ushtarak të shkaktuar para së gjithash ajo që ndoshta nuk do të kishim sens të mjaftueshëm për integrim në çdo njeri në shoqëri, atëherë duhet të jemi pragmatikë gjatë sjelljes së vendimeve. Mendoj se në kushte të tilla pragmantizmi është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e të gjitha aspekteve të jetës shoqërore. Nuk shikoj arsye pse pozitivisht nuk do të vlerësohet çdo përfshirje e njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë në RM. Me të vërtetë do të isha i shqetësuar nëse ka njerëz të cilët nuk dëshirojnë të përfshihen ndaj institucioneve të sistemit, të cilët dalin jashtë tyre, nuk dëshirojnë të jenë pjesë e shërbimeve të sigurimit, ministrive, Qeverisë. Atëherë duhet të gjithë ne të mendojmë edhe qytetarët edhe mediat edhe institucionet, pse do t’i braktisnin institucionet dhe nëse e bëjnë këtë, çka do të bënin”, tha Spasovski.
Profesori për siguri Zlate Dimovski në lidhje me emërimin e Xhezair Hoxhës si këshilltar për siguri në Qeveri tha se kjo është çështje politike, si dhe se ai do të punojë atë që do t’i thonë dhe atë që do t’ia caktojnë si fushëveprimi i tij i punës.