Tetovë, 7 qershor – Gjatë përhapjes së gjuhës së urrejtjes nuk mjafton, por duhet të punojmë në përforcimin e ndërgjegjësimit të kulturës, theksoi ministri i Punëve të Brendshme në pyetje të gazetarëve rreth ngritjes së procedurave kundër adoleshentëve për theksimin e parrullave etnike gjatë festës së klubit të hendbollistëve të Vardarit. Ai u përgjigj në pyetje të gazetarëve pas ngjarjes në Universitetin e Evropës Juglindore.
“Siç theksova për institucionet edhe këtu ekzistojnë një grup i vogël i njerëzve të cilët për arsye të tyre të njohura politike ose personale të motivuara përhapin gjuhë të urrejtjes e cila është dëm për të gjithë ne. Nëse është kështu, ejani të gjithë të cilët jemi shumë në numër dhe të cilët janë të përcaktuar të gjithë së bashku se duhet ta jetojmë dhe ta ndërtojmë Maqedoninë, të jemi më të fuqishëm në qëllimet tona, t’ju tregojmë së bashkimi, uniteti, nkë shoqëri, në shtet është vlera për të cilën ia vlen të jetohet dhe të punohet”, ka thënë Spasovski.
Ai apeloi në përmbajtje dhe sjellje adekuate të publikut dhe në prag të ndeshjes së sontme midis Maqedonisë dhe Polonisë pas arrestimit të djeshëm të katër shtetasve polakë të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë në Shkup.
Në pyetje të gazetarëve për personat pa dokumente, Spasovksi potencoi se për 800 personat e tillë të detektuar inkuadrohet ndaj definimit të rregullave pozitive ligjore i cili do të mundësojë regjistrimin e tyre në evidencat dhe të përfitojnë të drejta dhe obligim të caktuar ndaj shtetit.
Spasovski tha se edhe më tej së bashku me prokurorinë janë në komunikim me drejtorinë e rrjetit social fejsbuk për shkak të zhvillimit të një pjese të procedurës hulumtuese për shkak të profileve prej ku publikohen audio bisedimet dhe se ka nevojë nga qasja multidisiplinore.