Ibtihaj Muhammad është sportistja e parë e cila kishte marrë pjesë në lojëra olimpike duke bartur shami. Kjo kishte ndodhur vitin e kaluar në Rio De Janeiro, ku ajo e fitoi medaljen e parë olimpike – të bronztë në sportin e luftës me shpata. Kështu ajo u bë inspirim për brendin Barbie, që të prodhojë edhe karakterin e saj në kukull. “Jam e nderuar që vajzat në tërë botën mund të luajnë me kukullën Barbie e cila bartë shami. Ky është realizim i ëndërrave të mia”, ka shkruar Muhammad në rrjete sociale. Kukulla është prezantuar në samitin Glamour Women të New Yorkut.