Pekin 26 prill – Rusia dhe Kina themelojnë fond të përbashkët rajonal në juanë, është komunikuar në Forumin “Rripi dhe rruga” që po mbahet në Pekin.
Mjetet fillestare të fondit arrijnë një miliardë juanë (rreth 150 milionë dollarë), ndërsa kapitali i parashikuar, që do të mblidhet nga Investitorët institucional udhëheqës në Kinë, do të arrijë mes gjashtë dhe shtatë miliardë juanë (rreth një miliard dollarë).
“Mjetet kryesisht dedikohen për investim në projekte të rëndësishme strategjike në Rusi dhe Kinë në vlera të barabarta. Kur bëhet fjalë për projekte kineze , theks më i madh do të vendoset mbi projekte të ndërlidhura për Nismën “Rripi dhe rruga” por edhe për sektore tjera perspektive”, theksohet në kumtesë.