E shtunë, 18 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Stoltenberg: Propozimi gjerman për përforcim të NATO-s mori mbështetje nga shumë aleatë

Bruksel, 20 nëntor  – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ishin shqyrtuar propozimet e Francës dhe Gjermanisë për përforcim të Aleancës, tha se propozimi gjerman mori mbështetje nga shumica. Stoltenberg refuzoi të përgjigjet se cili ishte reagimi ndaj propozimit francez.

“Të gjithë aleatët shprehën mbështetje të fuqishme për NATO-n dhe rëndësinë e unitetit transatlantik, propozimi i ministrit Hajko Mas mori mbështetje nga shumë aleatë dhe konsideroj se ai është vlerësuar dhe do ta shqyrtojmë në prag të takimit të liderëve në dhjetor ku do të vendosim çka do të bëjmë”, deklaroi Jens Stoltenberg.

I pyetur edhe dy herë për koment ndaj propozimit francez, sekretari i përgjithshëm evitoi të përgjigjet drejtpërdrejtë.

Në takimin e sotëm të ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të NATO-s, përfaqësuesi francez dhe ai gjerman prezantuan propozime të veta për përforcimin e rolit të Aleancës veriatlantike.

Propozimi i Berlinit parasheh krijim të grupit të ekspertëve i cili do të diskutojë për sfidat e mëdga strategjike me të cilat përballet aleanca. Parisi, nag ana e vet propozoi “grup të të maturve” i cili do të mendojë për “të ardhmen e NATO-s”, por pa shumë hollësi për opinionin.

Prersidenti francez, Emanuel Makron, mllefosi shumë vende anëtare të NATO-s para disa javësh kur deklaroi se Aleanca është në gjendje të “vdekjes klinike” dhe e solli në pikëpyetje mekanizmin e solidaritetit mes aleatëve, që parasheh vendet anëtare të ndihmohen mes veti në rast të një sulmi të jashtëm.

Pas kësaj interviste, përfaqësuesit gjermanë disa herë përsëritën se mbështesin NATO-n dhe lidhjen transatlantike, si dhe se Evropa duhet të mbetet në partneritet me SHBA-në në pjesën e sigurisë. Franca nga ana e vet konsideron se është me rëndësi që BE-ja ta përforcojë mbrojtjen e vet.

Stoltenberg në konferencën e sotme për shtyp reagoi edhe ndaj paralajmërimeve të Parisit se Franca po shqyrton mundësi për ngrohje të marrëdhënieve me Rusinë.

“Thelbësore është të mbetemi të bashkuar në qasjen ndaj Rusisë, NATO-ja rregullisht arrin të ketë qëndrim të përbashkët”, deklaroi njeriu i parë i Aleancës, duke e marrë si shembull dënimin unanim të NATO-s për shkeljen ruse të marrëveshjes bërthamore që ndërpreu së vlejturi në gusht të këtij viti.

Vendet anëtare të NATO-s u dakorduan se Moska është fajtore për këtë gjendje edhe përkundër tentimeve ruse që faji t’i vihet SHBA-së.

“Gjithashtu arritëm të kemi unitet në mënyrën në të cilën u përgjigjëm në fund të marrëveshjes bërthamore dhe një botë me më shumë raketa ruse, mbrojtje ajrore dhe raketore, zbulim më të mirë, me rëndësi është të mbetemi të bashkuar, kur ka dallime ulemi të bisedojmë siç do të bëjmë edhe sonte, dhe jam i bindur se kur liderët do të takohen, do të gjejmë mënyrë të harmonizohemi rreth çështjes për Rusinë”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen më 4 dhjetor në Londër ku do të shënohet 70-vjetori i Aleancës.

Samiti i fundit i NATO-s në Bruksel ishte i tensionuar për shkak të kërkesave të Donald Trampit drejtuar vendeve evropiane dhe Kanadasë që t’i rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje. SHBA-ja konsideron se vendet evropiane dhe Kanadaja duhet të ndajnë pjesë më të madhe nga buxheti për mbrojtjen ushtarake. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm