Një studimi ri që është bërë për konsumimin e duhanit, kanë ardhur në përfundim se kjo gjë dyfishon rrezikun për zhvillimin e depresion dhe skizofrenisë.
Ekspertët e Universitetit të Bristolit kanë zbuluar se duhanpirësit përballen dy herë më shumë me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore.
Studimi, i bërë me më shumë se gjysmë milioni njerëz, hyn në katalogun e gjerë të çështjeve shëndetësore të lidhura me duhanin, raporton “Daily Mail”.
Akademikët nuk kanë gjetur fakte se konsumimi i cigares shkakton depresionin dhe skizofreninë, por ata kanë gjetur fakte në lidhje mes konsumimit të cigares dhe këtyre dy problemeve mendore.
Provat thonë se pirja e cigares lidhet me shëndet të dobët mendor që do të thotë sa më shumë që konsumoni cigare aq më shumë keni gjasa për zhvillimin e këtyre dy problemeve shqetësuese të shëndetin mendor.