Suarez është bërë baba për herë të tretë këtë të martë, pas vajzës 8 vjeçare Delfina dhe djalit 4 vjeçar Benjamin ka lindur Lautaro. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte emri që kishte zgjedhur sulmuesi i Barcelonës për djalin, Laurato (si Lautaro Martinez i Interi-it, me të cilët do të ndeshen sot). Lajmin e ka dhënë vetë babai nëpërmjet një postimi në profilin e tij të Instagram-it, duke i njohur “botës” Lautaron.
“Mirëserdhe Lauti, shumë të lumtur që të kemi këtu me ne i bukuri jonë. Mamaja është shumë mirë dhe e lumtur po aq sa vëllezëritë. Faleminderit të gjithve për mesazhet!” Sulmuesi ka munguar të mërkurën në stërvitje për shkak të lindjes së djalit, por do të jetë në fushë kundër Interit sonte.