Tetovë, 25 tetor – 64 vjeçari Xh.E nga fshati Gllogjë, i punësuar si mjek në Spitalin klinik të Tetovës, të mërkurën ka denoncuar se rreth orës 09 e 15 minuta, deri sa ka qenë në vendin e punës, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi B.F. 40 vjeçar nga fshati Odër, gjithashtu i punësuar në të njëjtin spital, si dhe bashkëshortja e personit B.F., me të cilën denoncuesi Xh. E. paraprakisht ka pasur një zënkë verbale. Menjëherë pas denoncimit të rastit, personi B.F është privuar nga liria dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)