Moskë, 27 gusht – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Moskë është takuar me presidentin rus Vlladimir Putin, njofton Agjencia Anadollu.
Pas takimit në Aeroportin ndërkombëtar në Moskë, “Jukovskij” e cila ka zgjatur një orë e 20 minuta, Erdogan dhe Putin kanë mbajtur pres konferencë të përbashkët ku janë ndalur në disa çështje.
“Qëllimi jonë është të pengohet derdhja e gjakut dhe fqiu jonë Siria shpejtë të ketë paqe ku synon tash e tetë vjet”, ka deklaruar presidenti turk.
Ai ka thënë se “në sulmet e regjimit në Idlib nga muaji maj deri tani janë vrarë më shumë se 500 njerëz të pafajshëm, ndërsa mbi 200 civilë janë lënduar”.
“E papranueshme është regjimi nga toka dhe ajri të vret civilë (në Idlib), nën justifikimin se lufton kundër terrorizmit, ka shtuar Erdogan.
“(Sulmet e regjimit), veçmas në afërsi të kufijve tanë nuk ftojnë të mbrohemi dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm atëherë kur nevojitet”, transmeton Anadollu deklaratën e Erdoganit.