Shkup, 17 shtator – Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takim mes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop.
Nga Ministria informojnë se në fikus të takimit të sotëm ishte agjenda reformuese e Ministrisë së Drejtësisë dhe projektet e përbashkëta për evropianizim, përforcim të sistemit të sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Ministri Mariçiq theksoi se Ministria e Drejtësisë po përgatitet në mënyrë aktive për fillim të negociatave dhe hapjen e Kapitullit 23: Jurisprudenca dhe të drejtat fondamentale, ndërsa Holanda është partnere e rëndësishme dhe mbështetëse e evropianizimi të Maqedonisë së Veriut.