Në Bruksel sot do të mbahet takim i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si pjesë e procesit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, që udhëhiqet nën patronat të përfaqësueses së lartë për Poliitkë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federika Mogerini.
Sipas paralajmërimeve, delegacioni i Kosovës do të jetë në nivel të kreut shtetëror dhe në të do të përfshihen edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe spikeri i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kabineti i Mogerinit paralajmëroi se takimi organizohet me qëllim që të shqyrtohet arritja e deritanishme e negociatave, por edhe të “përforcohet puna në marrëveshje gjithëpërfshirëse” midis Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënsja e Mogerinit, Maja Kocijançiq deklaroi se janë të mundshme takime në formate të ndryshme, madje edhe biseda të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve kosovarë dhe serbë, pa prezencën e Mogerinit.