Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, ministri i Bujqësisë Pylltarisë Trajan Dimkovski dhe ministri i Mjedisit Naser Nuredini, u takuan sot pasdite me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili si dhe me përfaqësuesit e komuniteteve lokale të fshatrave Siniçan dhe Urviç.
Siç thanë nga Qeveria në takim është ka pasur frymë të një marrëveshje dhe vendosmëri të ndërsjellë për gjetjen e mekanizmave juridikë efektive për të kaluar situatën aktuale të furnizimit me ujë të fshatit Siniçan dhe mbështetja nga Qeveria për të zgjidhur përgjithmonë çështjen e furnizimit të ujit.
Kryeministri teknik i vendit, Oliver Spasovski ka thënë se të drejt për qasje në ujë ka secili banor dhe qytetarë dhe këtu nuk duhet të ketë politikë. “Qeveria është e përcaktuar që të gjejë zgjidhje edhe për problemin aktual me qasjen deri te uji të banorëve nga fshati Siniçan dhe për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për furnizim me ujë të fshatrave në komunën Bogovinë. Do t’i shqyrtojmë mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe në dialog të hapur me banorët e prekur, siç është mbledhja e sotme”, tha kryeministri Spasovski.
Është konstatuar se mirëkuptimi i arritur ndërmjet përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale të Bogovinës dhe fshatrave Siniçan dhe Urviç hap mundësinë e një zgjidhjeje që do të jetë në interes të të gjitha palëve.