Shkup, 16 qershor – Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski sërish ka akuzuar katërshen Zaev, Buçkovski, Osmani dhe Dimitrov se po përgatisin tradhtinë e radhës.
Në një postim në rrjetet sociale, Mickovski thotë se katërshja e udhëhequr nga Zoran Zaev do ta pranojë të gjithë atë që më vonë duhet të realizohet me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari. Janë të rrezikuara interesat kombëtare dhe shtetërore. Zaev jep dhuratë e cila do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shtetit tonë. Apeloj që populli maqedonas të jetë i vëmendshëm, me vetëdije dhe zgjuarsi të mos lejojmë tradhti të re të kuartetit Zaev, Buçkovski, Osmani dhe Dimitrov – shkruan kreu i VMRO-DPMNE-së.