Athinë, 24 janar – Pjesëmarrja e Aleksis Cipras në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe takimet me Zoran Zaevin dhe Kristin Lagard janë temat kryesore në mediat greke në 24 orët e fundit. Paralelisht me shkuarjen e kryeministrit grek në qendrën dimërore të skijimit në Zvicër, në Greqi, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk ndalon debati rreth protestave për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”, por me të njëjtin ritëm vazhdojnë edhe akuzat midis SYRIZA-s qeveritare dhe Demokracisë së Re opozitare në lidhje me çështjen për emrin.
“Sot takimi vendimtar Cipras – Zaev”, “Është koha për çështjen e Maqedonisë në Davosin e ngrirë”, “Propozimet e Nimicit në takimin Cipras – Zaev”, “Në Davosin me borë, vendoset për çështjen për Shkupin”, “Moment i së vërtetës për çështjen për Shkupin”, “Cipras – Zaev në Davosin me borë: a do të shkrihet akulli për emrin e Shkupit?”, janë vetëm një pjesë e titujve në mediat greke në paralajmërimin dhe analizat për takimin e sotëm të dy kryeministrave në margjinat e forumit.
Sipas programit zyrtar të kryeministri grek, Zaev dhe Cipras do të takohen në orën 15:00.
Edhe edicioni onlajn i gazetave dhe portaleve informative, por edhe televizionet në Greqi publikojnë se kryeministri grek në takim udhëton me pozitën kombëtare greke që do t’ia transmetojë kolegut të tij nga Maqedonia – se Athina dëshiron emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik ose tjetër, erga omnes. Por edhe se Aleksis Cipras nga Zoran Zaevi do të kërkojë dëshmi praktike dhe materiale dhe lëvizje se irredentizmi tani i takon të kaluarës.
“Athina pret një lëvizje të vullnetit të mirë nga Shkupi, që do t’i japë mundësi kryeministrit grek ta mbështesë argumentin se rrethanat politike që në të dy vendet janë një mundësi për zgjidhjen e çështjes. Kjo lëvizje mund të jetë realizim i njërit prej premtimeve të Shkupit ose riemërim të aeroportit në Shkup ose largimin e monumentit të Aleksandrit nga qendra e qytetit”, shkruan portali Real, onlajn edicion i javores Real news, transmeton MIA.
Sipas gazetarit, pritet që dy kryeministrat të japin vlerësim për negociatat e deritanishme dhe ta hulumtojnë mundësinë për marrëveshje ndaj bazës së propozimeve të fundit të Nimicit.
“Nga kabineti i Ciprasit, takimin e sotëm e përshkruajnë si ‘moment i së vërtetës’, gjegjësisht pikë kyçe që të shihet në praktikë nëse paralajmërimet e Zaevit për disponim për kontribut konstruktiv në negociatat dhe vullnetin që kompromiset e nevojshme janë reale ose jo”, komentoi “Katimerini”.
“Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev sot do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë gatishmërinë negociuese midis negociuesve të dy vendeve, por edhe të ministrave të punëve të jashtme, që të mund të depërtohet në bisedën esenciale dhe të përcaktohet sa janë afër ose larg pozitave të tyre”, shkruan portali informativ “Njuz 24/7”.
“Në qeveri, fillimisht mohuan ambicie se takimi mund të sjellë madje edhe marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, kjo pritje është larg realitetit”, bën të ditur portali informativ In.
Sipas deklaratave zyrtare, si nga portali qeveritar, ashtu edhe nga shefi i diplomacisë greke, Athina pret të bëhet përparim në drejtim në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët, por është edhe në pritje të “bisedimeve në Davos që do të tregojnë si lëvizim”.
Në analizat dhe komentet në mediat greke, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gazetë, televizion ose portal, gazetarët, takimin e sotëm në Davos, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e lidhin me protestën në Selanik dhe demonstratat e paralajmëruara për më 4 shkurt në Athinë.
Nga rezultati i takimit me kryeministrin e Maqedonisë, do të mësohet se cilat do të jenë edhe hapat e ardhshme të Aleksis Ciprasit, nëse do të kërkojë nga presidenti konvokim të takimit të liderëve ose do të ketë takime të ndara me kryetarët e partive politike. Mediat greke, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk e përjashtojnë asnjërin nga këto skenarë, duke e pasur parasysh atë se kryeministri grek synon ndaj arritjes së konsensusit më të gjerë të mundshëm kombëtar, por gjithçka do të varet nga vijimi i takimit me Zaevit në Davos.