Duke filluar nga deputetët, zyrtarët qeveritarë, e deri te qytetarët e zakonshëm kanë kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar se shuma është mjaft e lartë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës në prononcimet e ndryshme për media kishte thënë se nuk ka pasur njohuri rreth këtij vendimi.
Lekaj kishte bërë të ditur se do të kontaktojë homologun e tij nga Shqipëria, që të sqarohen rreth kësaj çështje.
Më aktiv rreth kësaj çështje kanë qenë deputetët e LDK-së. Arben Gashi, Ismet Beqiri e Haxhi Avdyli kanë shkruar në rrjetet e tyre sociale rreth kësaj takes të Rrugës së Kombit.
Deputeti Gashi ka shkruar se kosvoarët do të duhet të paguajnë nga 1 euro për kilometër të tunelit të Kalimashit.
“Te kalosh nje kilometer tunel ne Kalimash nga sot kushton nje euro, tuneli I kalimashit eshte rreth 5 km, keq”, ka shkruar Gashi.
Më i ashpër në komentin e tij ka qenë deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri.
Ai ka pyetur qeverinë shqiptare nëse skuqet nga këto vendime.
“A po ndëshkohemi thuajse qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë një rrugë të standardeve të BE-së? A po ndëshkohen bizneset nga Kosova? A skuqeni ndonjëherë ?nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, ka shkruar Beqiri.
Ka reaguar edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosvoës që të ndërhyjnë në këtë çështje.
“Për shkak të rrethanave social-ekonomike në Kosovë dhe Shqipëri, taksa në tunelin e Kalimashit është e madhe. Reagimi i arsyeshëm i qytetarëve për këtë taksë, besoj se duhet rishikohet taksa nga ata që e kanë vënë. Për këtë taksë duhet të japë qëndrimin e vet edhe Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social facebook.
Shumë i ashpër për këtë temë ka qenë edhe avokati Dastid Pallaska.
Ai për këtë vendim ka akuzuar direkt Edi Ramën.
“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Pallaska.
Ndaj këtij vendimi, Matoshi ka thënë për Lajmi.net se Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.
Por, këshilltari i kryeministrit ka deklaruar se taksa është me çmim më të lartë.
Së fundi reagoi edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që e përkrahi këtë taksë.
Taksa e vendosur nga Shqipëria është shumë më e lartë se në vendet e rajonit.
Çdo veturë që do të hynë në Rrugën e Kombit do të paguajë tash e tutje 5 euro, autobusët 11 euro, kurse kamionët 22.5 euro.
Përkundër kejt kësaj, ministria e Infrastrukturës në Shqipëri ka bërë të ditur se ky vendim nuk do të ndryshohet.