Peshevar, 8 janar – Talebanët afganë sot bënë të ditur se i kanë anuluar negociatat e planifikuara paqësore me përfaqësuesit amerikanë në Katar për shkak të mospajtimeve për agjendën.
“Të dyja palët janë pajtuar të mos takohen në Katar”, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim taleban.
Bisedimet në Katar, që duhej të follojnë nesër midis talebanëve dhe përfaqësuesve amerikanë ishin planifikuar të zgjasin dy ditë.