Ndodhë dy herë në vit që 800 vajza në shkollën e mesme Moshono në Tanzania, detyrohen të bëjnë testin e shtatëzanisë. Madje ato edhe ruhen nga një mbikëqyrës që sigurohet se nuk po i ndërrojnë testet.
Këto teste janë bërë në shkollë tek vajzat nga klasa e tetë e më shumë për rreth tre vite, transmeton gazetametro.net.
Nëse testi i shtatëzanisë ka dal pozitiv, atëherë vajza menjëherë është perjashtuar.
CNN në një artikull ka treguar se edhe tri shkolla të tjera në regjionin e Kilimanjaro’s dhe Arusha’s e praktikojnë çdo vit gjënë e njëjtë.
Elifuraha, është vajza që ka pranuar të flasë për gazetën e njohur, duke treguar se si dhe pse ndodhë kjo gjë.
Ajo ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të kur profesorët e thirrën për t’i bërë testin e detyrueshëm të shtatëzanisë.
‘Të gjitha studentet u thërritën në një dhomë ku profesoreshat filluan të na kontrollojnë… madje po na e preknin edhe barkun’, ka thënë 19 vjeçarja për CNN, e cila tashmë është edhe nënë.
Ajo e dinte që ishte shtatzënë, por po provonte të fshihte barkun e saj të fryer.
Sapo që e zbuluan se ajo po pret fëmijë, menjëherë u përjashtua nga shkolla
Tanzania përdorë rregulla të rrepta dhe ka një ligj të arsimit që nga viti 2002 që i lejon t’i dëbojë studentet shtatëzëna nga shkollat.
Ky ligj është aplikuar gjerësisht që kur presidenti John Pombe Magufuli e mori detyrën në vitin 2015.
‘Nën administratën time si president i vendit asnjë vajzë shtatëzënë nuk mund të shkojë në shkollë, apo t’i kthehet asaj. Ajo ka zgjedhur atë lloj jetese, duhet të kujdeset për fëmijën e saj’, kishte thënë ai në një fjalim në vitin 2017./gazetametro.net