Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që njëkohësisht gjenedet në Spitalin shtetëror të Shkupit ka informuar për numrin e të hospitalizuarve në spital dhe për gjendjen e tyre. Ai gjithashtu, në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar se disa prej udhëtarëve gjenden edhe në Spitalet tjera të qytetit, transmeton koha.mk
“Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…
Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.
Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre maksimal për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzëve.
Ndërkohë në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 20 persona të tjerë…
Nuk është shënuar asnjë viktimë por më duhet të njoftoj se disa prej tyre ndodhen në kushte kritike për jetën.
Fatkeqsisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari…
Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!”, ka shkruar Arben Taravari në profilin e tij në fejsbuk.
Jozyrtarisht gazeta Koha merret vesh se në aksidentin e ndodhur të vdekur nga autobusi janë nxjerrë 8 viktima.