Vendimmarrësit e Barcelonës janë të bashkuar në besimin e tyre, se lojtari i Liverpulit, Filipe Kutinjo, është ylli i vetëm, me të cilin duan të nënshkruajnë në janar”, – thotë gazeta katalanase. Në “Camp Nou” e kanë të qartë se përmirësimi i cilësisë së skuadrës aktuale vjen me lojtarët që bëjnë ndryshimin. Kjo është diagnoza e Blaugranave për një sezon, në të cilin të gjithë kanë vënë gjoksin për të rimarrë konkurrencën dhe esencat kolektive të lojës. Në këtë pikë ka njëzëshmëri në bordin drejtues të Barcelonës. Në këtë skenar konsiderohet se, në merkaton e dimrit, sekretariati teknik duhet të afrojnë emra që bëjnë ndryshimin, për të frikësuar rivalët. Vetëm një prej tyre nxit unanimitet, Kutinjo.
Barça u përpoq deri në minutën e fundit në merkaton e verës. Braziliani nuk ka hequr dorë dhe në muajt e fundit ka lëvizur me efikasitet prapa skenave për të lehtësuar largimin e tij të menjëhershëm nga “Anfield Road”. Kutinjo do të mbërrinte në “Camp Nou” për t’u rritur si futbollist, për të arritur zenitin e tij dhe për të respektuar rrogat dhe hierarkitë e futbollit, që mbizotërojnë në klubin katalanas. Brenda fushës, ai do të sillte çekuilibër në anën e majtë dhe mund të marrë pozicionin natyror të Nejmar.